Afron seanca gjyqësore për Neymarin

Neymar Jr., së bashku me presidentin e Barcelonës Bartomeu dhe Sandro Rosell, pritet të dalin në gjykatë për t’iu përgjigjur akuzave për evazion fiskal në seancën që do të mbahet ditën e martë në Madrid. Sulmuesi brazilian së bashku me babain  e tij, një ditë përpara kësaj séance, në një intervistë për “Globo TV”, dhanë versionin e tyre të fakteve.“Dua të jem i lumtur në fushën e lojës. Babai im po bën gjithçka që unë të mendoj vetëm për futbollin. Është ai që merret me çështjet e biznesit.”- u shpreh sulmuesi brazilian.