Adriana Lima, joshëse për “Love Magazine”

Modelja e Victoria Secret, Adriana Lima, ka kërcyer dhe pozuar për kalendarin e fundvitit “Love Magazine” 2015. 34-vjeçarja është shfaqur joshëse dhe sensuale, ndërsa kërcen në sfond me hitin e Rihannës “Pour it up”. Edhe pse nuk është hera e parë për modelen braziliane që pozon me të brendshme, ajo vazhdon të jetë në formë, ndërsa shfaqet me të brendshme të zeza, për datën 26 dhjetor, të këtij kalendari. Lima ka qenë edhe në 2014, pjesë e kalendarit të fundvitit.