Adelina pranon ftesën, këngëtarja në mbështetje të “LGBT”

Ditën e sotme komuniteti “LGBT” organizon në Prishtinë “Paradën e krenarisë”. Me anë të kësaj lëvizje ata synojnë të shprehin të drejtat dhe liritë e tyre. Parada do të nisë në mëngjes dhe në përfundim të saj do të mbahet një koncert i shkurtër.

Teksa mbrëmjen e kaluar në emisionin “NIN” po diskutohej ky event, përfaqësuesit e komunitetit i bënë një ftesë të hapur për pjesëmarrje këngëtares së mirënjohur, Adelina Ismaili. Këngëtarja ka reaguar menjëherë nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ ku shprehet e hapur për pjesëmarrje, madje nuk ka nguruar as të bëjë thirrje të tjerëve për t’ju bashkuar në paradë.