Adele refuzon koncertet për të qëndruar pranë familjes

Pas lajmit se Adele do të nxjerrë në treg në Nëntor, albumin e saj të 3 – të, DailyMail ka raportuar se këngëtarja ka refuzuar të fitojë 80 milionë stërlina për turin e koncerteve, duke deklaruar se nuk do të marrë pjesë në asnjë prej tyre.Sipas këngëtares koncertet do ta largonin nga familja e saj dhe ajo nuk e dëshiron një gjë të tillë.27 – vjeçarja kërkon të vazhdojë jetën e qetë pranë familjes, në krah të partnerit Simon Konecki dhe djalit 2 – vjeçar, Angelo.