Adele i bën surprizë të veçantë një fanse të sëmurë

Këngëtarja e famshme Adele ka bërë realitet ëndrrën e një vajze 12-vjeçare të sëmurë. Ajo ka shkuar në shtëpinë e saj në Belfast dhe sigurisht që kjo e ka gëzuar pa masë vogëlushen.Nëna e saj Tracy Gibney kishte tentuar për muaj të tërë për të marrë këngëtaren që të vizitonte vajzën e saj, pasi gjendja e 12-vjeçares ishte e rëndë. Ajo ka paralizë cerebrale, epilepsi dhe është e verbër. E ëma e vajzës bëri edhe një përpjekje të fundit që e bija e saj Rebecca të takonte idhullin e saj dhe per mrekulli pritja e saj u kthye ne realitet.