Abuzoi seksualisht me të mitura, rrëfehet vajza e R. Kelly: “Babai im është përbindësh”

R. Kelly daughter Buku Abi https://www.instagram.com/bu.k.u/ Credit: Buku Abi/Instagram ATLANTA, GA - OCTOBER 26: (EXCLUSIVE COVERAGE) R Kelly attends a Party at Amora Lounge on October 26, 2017 in Atlanta, Georgia. (Photo by Prince Williams/WireImage)

Nëpërmjet një postimi në instastory vajza e R.Kelly bëri një deklaratë të papritur duke e quajtur babanë e saj përbindësh dhe të tmerrshëm. Në deklaratë ajo dha mbështetjen e saj për vajzat e abuzuara seksualisht nga këngëtari.
Deklarata vjen pas publikimit të dokumentarit “Surviving R. Kelly”, ku tregohen të detajuara historitë e abuzimit seksual për të cilat akuzohet këngëtari i njohur.
“Buku këtu. Thjesht dua të them disa gjëra. Para se të filloj dua që ta dini se po flas nga zemra, asgjë që them nuk është për të lënduar ose për të prekur asnjë palë. Nëna ime, vëllezërit e motrat dhe unë, kurrë nuk do të pranojmë, mbështesim ose të bëhemi pjesë e çdo gjëje negative që ai ka bërë ose vazhdon të bëjë në jetën e tij”, nisi deklaratën e saj vajza e R. Kelly.
Në deklaratë, Abi vuri në dukje se ajo nuk është më në kontakt me babanë e saj, duke deklaruar se kushdo që e njeh atë është i vetëdijshëm se ajo nuk ka një marrëdhënie me R. Kelly.
“Për njerëzit që mendojnë se duhet të flas / kundër gjithçkaje që po ndodh tani. Unë vetëm dua që ju të gjithë ta kuptoni se e shkatërruar është më e pakta që ndihem aktualisht. Kërkoj falje nëse heshtja ime ndaj gjithçkaje duket sikur është pakujdesi. Nuk është aspak qëllimi im. Lutem për të gjitha familjet dhe gratë që janë prekur nga veprimet e babait tim. Më besoni, kam qenë thellësisht e prekur nga e gjithë kjo. I njëjti përbindësh për të cilin të gjithë ju po përballeni është babai im. E di mirë se kush dhe çfarë është ai. U rrita në atë shtëpi. Zgjedhja ime për të mos folur për të dhe çfarë bën ai është për paqen time mendore. Dhe për shërimin tim”, shkroi e reja.