Abramovich me jahtin 1.2 miliard dollarë në Kroaci

Mega jahti i multimilionerit rus, Roman Abramovich me vlerë prej 1.2 miliard dollarësh është ankoruar në zonën detare të Dubrovnikut të Kroacisë.Ajo mund të strehojë 30 njerez, ka 70 anëtarë të ekuipazhit, tre helioporte, disko, dritare antiplumb, dy pishina, një qendër mjekësore dhe një mburojë anti-raket.Jahti i gjatë 165 metra është ndërtuar në vitin 2009 në shtetin gjerman. Kostoja e ndërtimit kap shifrat 340 milionë euro.Ky është jahti i dytë më i madh në botë, pas “Azzamit” në pronësi të Presidentit të Emiratet e Bashkuara Arabe. Khalifa bin Zayed Al Nahyan.