Abel DJ sjell “Bareshën” në Digital Store

Për më shumë se 1 vit është dëgjuar nëpër clubet e Shqipërisë dhe Kosovës një këngë që të gjithë e pelqejnë dhe kërcejnë sepse është me motive shqipëtare, por asnjë nuk e dinte titullin dhe të pakët ishin ato që e njihnin. Bëhet fjalë pikërisht për Remix-in që Abel Dj i ka bërë këngës së njohur të Nexhmie Pagarushës – Baresha.
E sjellë në një mënyrë krejt të vecantë për ta ngritur në makisimum atmosferën në clubin ku luhet dhe e suportuar nga Dj e Shqiperisë dhe Kosovës ajo do të dali në 12 gusht edhe në cdo Digital Store për të gjithë ato që duan ta kenë të vetën nga Spectrum Recordings. Këtë e ka bërë të ditur vetë DJ i njohur në llogaritë e tij në rrjetet sociale, ku edhe me doza humori ka shkruar: “Filloj java me bereqet
#baresha ne digital store shuuume shpejt!”
Abeli u mendua shumë por momenti erdhi… Ne e përgëzojmë për gjetjen dhe evidentimin e vlerave të muzikës së vërtetë shqiptare.