Folikulat e flokëve tanë përmbajnë një substancë që quhet melanocytes me anë të saj qelizat prodhojnë pigmentin që na jep ngjyrën natyrale të flokëve.
Me kalimin e kohës numri i prodhimit të kësaj substance bie dhe flokët nisin të kthehen në gri dhe si përfundim, bëhen të bardha kur jemi plakur shumë.
Koha kur flokët fillojnë të bëhen gri ndikohet edhe nga gjenetika e secilit, por shpejtësia e daljes së thinjave lidhet edhe me faktorë të jashtëm siç janë: pirja e cigares, kequshqyerja, anemia, difiçenca e vitaminës B dhe tirodija.
Po stresi a ndikon në daljen e thinjave?
Përgjigja e shkurtër për këtë është mbase. Studiuesit kanë gjetur një lidhje mes stresit dhe ndikimit që ka në sistemin nervor duke shkaktuar thinja, por jo në mënyrën tradicionale që shpjeguam më lart.
Ka disa teori që mbështesin faktin se hormonet e stresit ndikojnë në mbijetesën e substancës që përcakton ngjyrën e flokëve, por nuk ka vërtet një provë për ta lidhur stresin me thinjat.
I sigurt është fakti se flokët ndikohen nga stresi, por në mënyra të tjera. Rënia e flokëve është një nga problematikat kryesore, e vërtetuar shkencërisht se shkaktohet nga stresi.
Lajmi i mirë është që në shumë pak raste ndodh që floku i rënë të mos rritet sërish. Pra dëmi është i riparueshëm.
- Së shpejti nuk do mund të bëni më “screenshot” në WhatsApp
- Prezantuesja amerikane, Wendy Williams diagnostikohet me dy sëmundje të pashërueshme