A jeni gati për “Joker 2”?!

Filmi “Joker” me protagonist aktorin e famshëm Joaquin Phoenix arriti të ketë një sukses të jashtëzakonshëm duke grumbuar më shumë se 1 miliardë dollarë fitime në të gjithë botën.
Edhe pse me u përball me kritika për faktin që një vrasës u konsiderua hero, suksesi i “Joker” flet vetë. Madje, në festivalin e Venecias ky film u duartrokit nga të pranishmit për plot 8 minuta.
Regjisori i tij Todd Philips është gati të bashkëpunojë me Phoenix për të sjellë vazhdimin e “Joker” në një seri të dytë të tij. Regjisori dhe skenaristi është në bisedime me “Warner Bros” për të sjellë sërish në kinema Arthur Fleck, personazhin e “Joker-it” të luajtur me mjeshtëri nga Joaquin.
Ende nuk dihet nëse do të kemi vërtetë një “Joker 2” por fanatikët e këtij filmi janë mëse gati për të.