Vesa Luma zbulon gjininë e fëmijës që pret

Dy muaj pasi bëri publik lajmin se po pret një fëmijë, këngëtarja Vesa Luma ka publikuar foton e parë ku nxjerr ne barku i saj. Përmes kësaj fotoje, ajo u ka kthyer përgjigje edhe medieve rozë që kanë shkruar se këngëtarja ka qenë duke e fshehur shtatzëninë e saj. Përmes një statusi në Instagram këngëtarja nga Kosova ka zbuluar edhe gjininë e fëmijës që po pret. Vesa Luma dhe Big Basta do të bëhen prindër të një djali. “Jo nuk e kam fshehur barkun sepse është gjëja më e bukur që mund t’i ndodhë një femre…”, shkruan Vesa.