Forbes: Bleona, një artiste e pavarur dhe e vetëfinancuar

Bleona Qereti, është quajtur “Madonnna e Shqipërisë” dhe është e famshme për besimin e saj të pakufi në vete dhe shfaqjet e saja provokuese. Ajo ka publikuar 8 albume dhe pretendon se ka shitur 1.5 milionë kopje si dhe ka fituar çmime të ndryshme muzikore, ndërsa është shfaqur në kopertinat e mbi 35 revistave, ndërsa ka krijuar miliona fansa në të gjithë botën. Prestigjozja Forbes i ka kushtuar nje shkrim ku thote se  ajo që ka rritur famën e saj ndërkombëtarisht në muzikën pop, është modeli i saj ekonomik: Bleona është një artiste e pavarur e vetëfinanciar. Gjatë një interviste të fundit  Bleona është shprehur se vetëfinancimi ka qenë vendimtar për përcaktimin e karrierës së saj. “Përdorimi i fondeve të mia në vend të fondeve të një kompanie, më bën shefen e vetes time. Unë kam kontroll të plotë mbi krijimtarinë, stilin e muzikës, videos, atë që dua në veshin tim dhe në fund të fundit është mënyra si unë dua të prezantoj veten në tregun global”, shprehet këngëtarja.