Ndërron jetë një prej prezantuesve më të mirë në botë

Pas një beteje të shkurtër me kancerin, ndërron jetë Terry Wogan.Njëri prej prezantuesve më të njohur në BBC është shuar në moshën 77 –vjeçare dhe lajmi për vdekjen e tij ishte shokuese për shikuesit pasi sëmundja e tij ishte mbajtur e fshehtë.Wogan ishte moderatori me më shumë dëgjues në radio, duke e bërë programin e tij të mëngjesit “Wake up to Wogan” më të ndjekurin. Ai gjithashtu prezantoi emisione të tjera si “Blankety Blank”, “Come Dancing” dhe ishte komentator i Eurovisionit nga viti 1971 deri në 2008- ën. Ai ka qenë organizator dhe prezantues i shfaqjes së bamirësisë ”Fëmijët në nevojë” për vite më rradhë, shfaqje që mblodhi 600 milionë paund për të ndryshuar jetën e fëmijëve në nevojë