“Çmenduria” e 18 vjeçarit, 1600 km ekstra për të kursyer 7.72 paund

Ai ka qenë gjithmonë i gatshëm për të bërë më shumë kilometra vetëm e vetëm për të kursyer para, por këtë radhe e ka ekzagjeruar.
Jordon Cox, 18 vjeç, mbeti tejet i zemëruar kur mësoi për koston e biletës së trenin nga Sheffield për në Shenfield, Essex, ku ai jetonte, sa që vendosi të kthehej në shtëpi duke bërë mbi 1 600 mijë kilometra ekstra.
Duke kërkuar në internet, ky i ri britanik arriti të zbulojë se nëse do të fluturonte me avion për në Berlin e më pas për në Shenfield do të arrinte të kursente para. Dhe Jordon nuk u mendua dy herë edhe pse realizoi një udhëtim 13 orë nga 3 orë e gjysmë që do t’i shkonte nëse do të udhëtonte me tren.
Pasi e realizoi këtë udhëtim, adoleshenti britanik postoi në profilet e tij në “Facebook” dhe në “Twitter” edhe kuponin që do të paguante nëse do të kthehej në shtëpi me tren, ku do t’i duhej të paguante 51.79 paund, si dhe të gjitha ato që ai kishte shpenzuar në udhëtimin që kreu, kostoja e të cilit shkoi në 44.07 paund.