90-vjeçarja bën lëvizje striptizmi, habit jurinë dhe publikun

Një 90-vjeçare i ka habitur të gjithë me perfomancën e saj në “America-s Got Talent”. Ajo doli në skenë dhe nisi të bëjë lëvizje striptizmi. E moshuara i la të gjithë me gojë hapur, që nga juria e deri të publiku. 90-vjeçarja Dorothy Williams fitoi edhe një çmim, atë të “Sirenës së artë”. “Kur kalova fazën mendova se njeriu nuk është kurrë i vjetër kur bëhet fjalë për të ndjekur ëndrrat e tij”, tha ajo. Williams, me performancën e saj në fakt ka kënaqur dhe habitur njëkohësisht gjyqtarët e jurisë e cila përbehet nga Simon Cowell, Howie Mandel, Heidi Klum dhe Mel B. Klum e konsideroi punën e saj si tepër të veçantë e cila u shpreh si i ka ngritur humorin kur ka parë energjinë e saj në skenë.