80-vjetori i Berluskonit, ja kush mori pjesë në festë

Ish kryeministri italian Silvio Berluskoni ka festuar dje 80 vjetorin e lindjes. Festa e ditëlindjes është mbajtur në vilën San Martino, ku të pranishëm ishin fëmijët me nipërit dhe miqtë e përhershëm të Berluskonit.

Nuk mund të mungonin në këtë përvjetor miqtë e ngushtë të ish kryeministrit italian si Gianni Letta e Fedele Confalonieri, avokati dhe senatori i Forza Italia Niçolò Ghedini, mjeku personal, Alberto Zangrillo, i cili e ka ndjekur gjatë ndërhyrjes së fundit në zemër.

Të ftuar po ashtu ishin edhe Valentino Valentini dhe Maria Vittoria Brambilla.

Edhe pse Berluksoni kishte kërkuar të mos i bënin dhurata, Ghedini siç raporton Corriere della Sera nuk i është bindur kërkesës së 80 vjeçarit dhe i ka dhuruar atij një makinë Lancia 1 që për liderin e Forza Italia ka një vlerë të rëndësishme simbolike.

Pas ditëlindjes Sivio Berluskoni do të niset drejt SHBA-së ku do t’i nënshtrohet një kontrolli rutinë për zemrën, pas operacionit të bërë në qershor të këtij viti dhe do të takohet me Robert Murdoch.