80 milionë dollarë për mirëmbajtjen e rrugëve

Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto thotë se fondi që shkon çdo vit për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor shqiptar është shumë herë më i ulët se nevoja reale dhe se për të kompensuar mungesën e mirëmbajtjes nevojitet një investim prej 80 milionë dollarësh.“Dhe nga një llogaritje që kemi bërë na duhet një investim prej rreth 80 mln dollarësh për t’i sjellë rrugët dhe rrjetin tonë rrugor në një gjendje të mirëmbajtjes rutinë”, deklaroi Haxhinasto. Qeveria ka parashikuar këtë vit alokimin e 4 miliardë lekëve për mirëmbajtje dhe siguri rrugore. Por në 5 vitet e ardhshme, një projekt i Bankës Botërore parashikon financimin e 130 milionë dollarëve në infrastrukturën rrugore.