Victoria Beckham do stilojë fustanin e nusërisë për Eva Longoria

Ato janë mike prej shumë vitesh, kështu që nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Do të jetë pikërisht stilistja Victoria Beckham që do të dizenjojë fustanin e dasmës së aktores Eva Longoria. Ish-Shtëpiakja e Dëshpëruar, i ka dhënë fund beqarisë këtë muaj kur deklaroi fejesën e saj me Jose Antonio Baston. Planet për dasmën janë në verë të këtij viti dhe një burim i ka thënë britanikes “The Sun” se, “Prej kohësh Victoria po mendon që të provojë biznesin në fushën e fustaneve të nusërisë dhe fakti që, dasma e Eva Longoria do të jetë në të gjithë mediat do të jetë një publicitet gjigand për stilisten”.