7 vite nga “Shine Ya Light”, Rita Ora kujton xhirimet e klipit në Kosovë

Si sot 7 vite më parë këngëtarja me prejardhje shqiptare Rita Ora ka publikuar klipin e projektit muzikor “Shine Ya Light”, të xhiruar në Kosovë.
Në platformat e saj sociale artistja ka postuar disa nga momentet e xhirimit të këtij klipi në Prishtinë ku me shumë emocion tregon se sa e ka shijuar këtë eksperiencë.
“Kjo është një nga këngët e para që kam lançuar dhe jam kaq krenare të jem një ndër ato pak persona që kanë shfaqur Kosovën globalisht. Nuk do harroj për asnjë moment xhirimet e këtij klipi” -shkroi ndër të tjera, Rita Ora.
Le të kujtojmë edhe një herë hitin “Shine Ya Light” të këngëtares.