64-vjeçerja Ornella Muti, në pasarelat e modës në Paris

Aktorja e njohur italiane Ornella Muti ka dalë në pasarelat e modës Haute Couture për mikeshën e saj stiliste Ulyana Sergeenko.

Aktorja që ishte simbol i sensualitetit gjatë viteve 80 mori vëmendjen e të gjitha mediave me ecjen e saj në pasarelë. 64 vjeçarja tregoi edhe një herë që për të mosha është vetëm një numër.

Shpesh thuhet se nuk është asnjëherë vonë në jetë të ndryshosh vizionin e dikujt për veten. E Ornela e bëri këtë. Ajo eci në pasarelat e modës në moshën 64 vjeçare në Paris.