550 mijë dollarë investime për rrjetin e shpërndarjes në Tiranë

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri dhe administratori i OSHEE-së, Adrian Çela, kanë inspektuar zonën e Tiranës ku do të nisë investimi për ndërtimin e rrjetit të ri.“Investimet këtë vit po vazhdojnë në të gjithë Shqipërinë dhe është një fond gati prej 5 miliard lekësh, pra afërsisht 50 milion dollarë, të cilat po investohen nga korporata për përmirësimin e infrastrukturës energjetike përsa i përket shpërndarjes. Mesazhi është shumë i thjeshtë: Kontributi i qytetarëve, pagesat që janë shtuar, ulja e humbjeve po përkthehet ne investime dhe sjell siguri më të madhe për sistemin tonë energjetik, tarifa më të qëndrueshme të energjisë elektrike dhe e bën vendin më të sigurtë nga pikëpamja energjetike. Këto politika po përkthehen gjithmonë në dobi të qytetarëve”, tha ministri Gjiknuri.