51 vjeçe, Pamela Anderson pozon për herë të parë për Vogue dhe duket e mahnitshme!

Është një nga aktoret më seksi, por deri më tani nuk e kishim parë më parë Pamela Anderson në kopertinën e “Vogue”.

51-vjeçarja ka pozuar më seksi së kurrë më parë në bregdetin e Cassis në Francë për versionin çekosllovak të “Vogue”. Ajo realizoi tre kopertina të ndryshme dhe titulli ishte: “Kush do ta vrasë Pamela Anderson?”.

Sipas editorëve të “Vogue” ku titull si dhe seti fotografik është frymëzuar nga prodhimi kinematografik i viteve 60-të “Kush do ta vrasë Jessie-n?”.

Gjatë intervistës për këtë revistë Anderson është shprehur: “Çdo vajzë do të ndihet seksi. Unë e konsideroj veten një feministe socialiste. I dashuroj burrat. Është autoriteti që nuk më pëlqen,”-ka përfunduar aktorja e njohur më së shumti për rolin e saj në serialin “Baywatch”.