50 vjeç por më në formë se kurrë, Nicole Murphy nuk njeh moshë

Nicole Murphy sigurisht e di se si të jetë në qendër të vëmendjes edhe në vjeshtë.Modelja e njohur, tashmë 50 vjeçe, po pushon në Tajlandë. Aty ka gjetur argëtimin e dëshiruar nën rrezet e diellit, teksa ka nisur të përshtatet edhe me kulturën lokale.
Dhe gjatë udhëtimit, ish i Eddie Murphy nuk i ka kursyer as fotot seksi me bikini në Instagram, teksa me asetet në plan të parë duket si një 20-vjeçare në kulmin e shkëlqimit të saj.