5 raste të reja brenda 24 orëve

Ulet sërish numri i personave të identifikuar me koronavirus në vendin tonë. Kështu, përgjatë 24 orëve të fundit, janë identifikuar 5 raste të reja me COVID-19.

Mësohet se 3 raste kanë qenë në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Krujë. Ndërkohë numri në total i të prekurve ka shkuar në 969.

Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor bëri me dije se rreth 80% e të prekurve me këtë virus janë të shëruar.

?MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-195 raste të reja dhe 13 të shëruar në 24 orët e fundit. Shkon në 969 numri i të prekurve, 80% e të tyre janë të shëruarMirela CamiMinistria e Shëndetësisë

Posted by Ogerta Manastirliu on Thursday, May 21, 2020