epa04864995 A handout photograph made available by the International Monetary Fund showing International Monetary Fund (IMF) Managing Director Christine Lagarde answering questions during a virtual press conference in the IMF studio at the IMF Headquarters In Washington, DC., USA, 29 July 2015. EPA/STEPHEN JAFFE / INTERNATIONAL MONETARY FUND / HANDOUT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES

Fondi Monetar Ndërkombëtar paraljmëroi Rezervën Federale të mos i rrisë normat e interesit, ndërsa Bankën Qëndrore Europiane të zgjerojë programin e injektimit të parave në treg, për të mos lejuar ngadalësimin e mëtejshëm të ekonomisë botërore. Në një dokument të posaçëm të përgatitur për mbledhjen e ministrave të Financave të G20, FMN vëren se ekonomia globale ka ngadalësuar sërish ritmet për shkak të krizës kineze dhe një sërë ngjarjeve të tjera të pafavorshme gjatë muajve të fundit. Sipas FMN-së, tronditja e Kinës, por dhe disa risqe të tjera potenciale nëse do të materializoheshin, kërcënojnë ta zhysin ekonominë e botës në telashe më të mëdha.