Fustani nuk lejon që Anne Hathaway të ulet

Anne Hathaway ka qënë e pranishme në premierën e filmit të saj më të ri në New York, mbrëmjen e së martës, ku duket se ka përjetuar një siklet të madh për shkak të veshjes së saj.

Aktorja hollivudiane kishte përzgjedhur për këtë event një fustan të firmës “Armani”, i cili për shkak të stilit të tij në pjesën e pasme, Anne e kishte të pamundur të ulej.

Pavarësisht se dukej tepër elegante me këtë veshje, Anne nuk mund të lëviste lirshëm me këtë fustan. Sipas “Page Six”, aktorja 34-vjeçare ishte detyruar të ndërrote fustanin për të parë filmin.