Mosnjohja e organeve të reja drejtuese dhe mosmiratimi i fondit Grant nga Ministria e Sporteve për Federatën e Mundjes, përveçse rrezikon pjesëmarrjen e Shqipërisë në Botërorin e shtatorit në SHBA, rrezikon edhe përjashtimin pa afat të federatës sonë nga çdo aktivitet ndërkombëtar. Martin Biba, president i Federatës Shqiptare të Mundjes, shprehet se është një urdhër që pengon pjesëmarrjen e federatës sonë në aktivitetet kryesore. Këto janë aktivitete pjesëmarrja në të cilat është planifikuar dhe miratuar nga vetë zonja Nikolla. Ky urdhër e bën inekzistent federatën nga ana financiare. E kemi ankimuar në Gjykatën e Apelit Administrativ. Vendimet që merren natën nuk i shërbejnë sportit.