300 ditë dhe 600 grupe pune në betejën kundër informalitetit

Kryefjala e 300 ditëve të treta të qeverisë “Rama” do të jetë informaliteti. Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, kryeministri paralajmëroi se aksioni kundër abuzuesve nuk do të ndalet derisa të arrihet qëllimi; formalizimi i ekonomisë.Në aksionin e paralajmëruar për të nisur më 1 shtator, do të angazhohen 600 grupe pune dhe një sërë strukturash shtetërore, përfshirë këtu Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë.Për nga mënyra e zhvillimit, aksioni do të jetë i ngjashëm me të tjerët që ka ndërmarrë qeveria deri më tani.