30 mijë euro çmimi i një bilete për koncert të Adeles

Kërkesat për pjesëmarrje në koncert të këngëtares britanike Adele janë shumë të mëdha dhe çmimi i një bilete për koncert të saj ka pasur një rritje marramendëse.The Guardian shkruan se çmimi për një bilet për koncertet e saj ka arritur në shifrën e 30 mijë eurove.Katër uebfaqe për rishitje të biletave ofrojnë një çmim 290 herë më të shtrenjtë se çmimi normal i një bilete, për koncertet e saj që do t’i mbajë në London O2 Arena.Çmimi i një bilete që vlerën reale ka çmimin 106 euro. Kjo i ka frustruar mjaft shumë fansat e saj, të cilët janë ankuar përmes rrjeteve sociale.