Elvis Pupa zbulon premierën e “M’fal për shprehjen”!

Aktori i njohur i humorit Elvis Pupa i rikthehet ekranit. Pupa do të mbushë mbëmjet tuaja me humor dhe të qeshura pafund që prej 8 Nëntorit.

Pasi kemi parë spotet tv promovuese, vetë aktori ka zbuluar në faqen e tij në FB datën e premierës së programit ”M’fal për Shprehjen”, i cili do të vij çdo të Martë, ora 21.00 në kanalin T-HD, në Digitalb.

Elvisi në rolin e Ninit të Bules, ashtu siç të gjithe ju e mbani mend, mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar special në emisionin më llafazan dhe të çmendur të të gjitha radiove dhe televizioneve shqiptare, “CityNight Radioshow”  në CityRadio, 88.0 fm.