Kim Kardashian provokon keqaz me (zh)veshjen

Nëse dikush ka fituar famë në sajë të një talenti apo një tjetri, Kim Kardashian është nga ato raste, ku është bërë e njohur vetëm prej ekspozimit të formave të saj trupore, si dhe prej bërjes publike të jetës private në një reality show, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mbrëmjen e së shtunës, Kim ka provokuar keqaz me veshjen apo zhveshjen e saj, teksa e shoqëruar nga i shoqi, reperi 39- vjeçar Kanye West, është parë rrugëve të Miami vetëm me një trupore fare të vogël veshur, ndërsa si fustan shërbente një tyl i zi transparent. 35- vjeçarja dukej e lirshme dhe aspak në siklet nga format e saj, madje duket sikur pozonte për fotografët, teksa dilte në përfundim të koncertit të të shoqit. Kim e cila është nënë e dy fëmijëve, u është rikthyer linjave të saj trupore, ku krenare për to, nuk humbet rastin për t’i ekspozuar.