Gigi D’Alessio i zhytur në borxhe

Jo çdo gjë që shkelqen është ar. Disa gabime në biznes dhe shpenzime të tepërta luksoze e kanë çuar këngëtarin italian Gigi D’Alessio drejt greminës financiare.Kompanitë e tij janë në një borxh prej 25 milionë euro, ndërkohë që 49 vjeçari ka shitur 20 milionë disqe.Gjendja e tij ekonomike i ka rrezikuar dhe miqësinë me Valeria Marini, të cilës i detyrohet 200 mijë euro por javës tjetër mund të firmosë me të një marrëveshje me këste.“Do të këndoj dhe do të bëj koncerte për 15 vite që të paguaj për borxhet e mia” tha këngëtari neapolitan për Corriere della Sera .