Dibër, kandidati i majtë, takime me fermerë në Melan

Fushata e kandidatit të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane për Bashkinë e Dibrës, Muharem Rama vijoi në fshatin Grevë të njësisë administrative Melan, ku u zhvillua një takim me fermerë të zonës në një plantacion mollësh. Kandidati Rama u ndal tek programi për rritjen e subvencioneve në bujqësi e blegtori, investimet në vaditje e kanalizime, ashtu sikurse edhe për regjistrimin e fermave.
Gjatë bashkëbisedimit me fermerët, Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se tanimë është mekanizmi i duhur që ata të përfitojnë kredi investimi me subvencionim nga Buxheti i Shtetit
Ndërkaq, ministri Ahmetaj u ndal edhe tek debati mbi Rrugën e Arbrit, duke konfirmuar se qeveria e majtë është e vetmja që e ka marrë seriozisht këtë çështje.