Marina Vjollca flet për herë të parë rreth ndërhyrjeve estetike

Prezantuesja bukuroshe Marina Vjollca, reagon për herë të parë lidhur me ndërhyrjet estetike, për të cilat përflitet se u është nënshtruar. Duke publikuar dy fotografi në Instagram dhe Facebook, ajo mohon çdo gjë. Fotoja e parë e tregon në moshën 15- vjeçare gjatë emisionit “Fiks Fare”. Më tej ajo ka publikuar një fotografi tjetër, ku jep një sqarim të detajuar, në të cilën nuk i kishte mbushur ende të 17-at. Postimi i Marinës: “Viti 2007, pak muaj pa bërë 17 vjeç. S’kisha komentuar ndonjëherë lajmet për “ndërhyrje kirurgjikale”, po mendoj se u teprua me akuza të paqena… Jam bërë pjesë e televizionit në moshën 15- vjeçare e normale që kam qenë në proces formimi dhe mënyra e të berit make up është shume ndryshe nga përpara. Flm për “skeptiket”