Kanye West publikon klipin e ri, Kim shfaqet si perëndeshë (video)

Edhe një videoklip të mbushur me njerëz të famshëm sjellë reperi Kanye West.

Ai ka publikuar me videoklip këngën e tij “Wolves” nga albumi i tij më i fundit, ndërsa përveç videoklip, videoja është edhe një reklamë për firmën e veshjeve ‘Balmain’.

Aty shihen shumë modele të njohura botërore, ndërsa klipi është realizuar gjatë shfaqjes së Balmain në javën e modës në Paris, përcjellë lajmi.net.

Përveç  gjithë modeleve, pjesë e klipit është edhe Kim, e cila pritet si një perëndeshë.