23-vjeçari përdhunohet nga tri gra

Tri gra kanë përdhunuar një djalë 23-vjeçar për tre ditë pasi e droguan dhe e rrëmbyen.

I riu, identieti i së cilit nuk bëhet i ditur, hypi në një taksi komunale në Afrikën e Jugut e cila kishte tre gra brenda. Ato i injektuan atij një substancë të panjohur në trup dhe e mbyllën në një shtëpi, raporton TimesLive.

Femrat e dyshuara pretendohet se e detyruan djalin të pinte pije energjike dhe më pas ktheheshin për ta përdhunuar disa herë në ditë,”-ka thënë Colette Weilbach, komandant në Shërbimin e Policisë në Afrikën e Jugut. “Viktima më vonë është hedhur gjysmë i zhveshur në një fushë dhe u gjet nga një makinë e cila kaloi aty ratësisht.”

Dhunimi dhe dhuna seksuale ndaj burrave dhe grave janë në nivele epidemike në Afrikën e  Jugut. Raportohet se 500 përdhunime janë kryer çdo vit në vend.

Rees Mann, një nga meshkujt që ka rënë pre e abuzimit seksual në Afrikën e Jugut, tha se vetëm 20% e rasteve janë raportuar nga burrat.

“Viktimat meshkuj kanë shumë më pak mundësi sesa femrat për të raportuar abuzimin seksual sepse policia nuk i merr seriozisht,”-ka thënë ai, raportonDaily Mail.