Panariti, vizitë zyrtare në SHBA

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti është nisur për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Panariti do të zhvillojë një sërë takimesh të rëndësishme  ku në fokus të bisedimeve do të jenë intensifikimi i marrëdhënieve tregtare midis dy vendeve, mundësia e financimit për pajisjen e laboratorëve rajonalë me teknologjinë bashkëkohore për kryerjen e analizave, asistenca dhe mbështetja amerikane në implementimin e një projekti-pilot për krijimin e bursës së prodhimeve bujqësore dhe hartimi i një strategjie parandaluese për peshkimin e paligjshëm.

Përgatiti: /E.C/