22-vjeçarja që po habit botën, nga XXXL në një supermodele

Dikur ajo blinte veshje të përmasës XXXL dhe merrte mbi 5 mijë kalori në ditë, e pesha e saj i kalonte 135 kg, e tashmë peshon më pak se 70 kg.
Sipas “TheSun”, 22-vjeçarja Dominique Montgomery tregon se dieta e saj e gabuar ushqimore, e tej mbushur me yndyrë, nuk e lejonin që të binte nga pesha pavarësisht disa përpjekjeve sporadike për të ndryshuar regjim me kalimin e kohës.
Pasi përfundoi studimet për fiziologji, ajo tregon se kishte shkuar në det bashkë me disa miq, ku për paksa nuk u mbyt.
“Po lahesha me disa miq, kur papritur filluan dallgët e fuqishme, të gjithë të tjerët arritën të dilnin në breg, ndërsa unë e kisha fizikisht të pamundur që t’ia dilja. Pavarësisht disa përpjekjeve për të më ndihmuar, gjithçka dukej e kotë sepse asnjëri nuk mund të më ngrinte”, ka treguar ajo duke vënë në dukje se ky ishte edhe momenti që ajo vendosi se duhet të bënte diçka për veten e saj.