21 gushti, afati i fundit i aplikimit për shqiptarët e rajonit

Të gjithë të rinjtë shqiptarë nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, të cilët dëshirojnë që të vazhdojnë studimet e larta në Shqipërisë kanë afat deri më datë 21 gusht për të dorëzuar pranë MAS diplomat e shkollës së mesme.Dorëzimi i këtyre diplomave është kusht për aplikimin për studime në institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri.Ky proces përfshin të gjithë të rinjtë që dëshirojnë të ndjekin studimet universitare me kohë të plotë në ciklin e parë të studimeve në institucionet e arsimit të lartë, në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë dhe në programet jouniversitare profesionale.