Kate Upton stërvitet ‘topless’ në palestër

Ushtrimet janë shumë të rëndësishme për të pasur një trup të mirë.

Këtë e di edhe bukuroshja amerikane, Kate Upton, e cila gjen kohë edhe për palestër, përkundër angazhimeve të shumta që ka si modele.

Ajo është kapur nga aparati duke ushtruar edhe ‘topless’, për një set fotografik për W Magazine.

Shumë fotografi, që modelja ka realizuar për revistën, janë publikuar më 2015. Por, janë dy prej tyre që W Magazine nuk ka zgjedhur t’i përfshijë në revistë dhe që tani kanë rrjedhur në internet për herë të parë.