Anxhelina Hadërgjonaj pjesë e videoklipit të këtij ylli botëror

Baladat e saj mund t’i mungojnë publikut shqiptar por periudha e gjatë e pauzës nuk ka shkuar dëm për këngëtaren Anxhelina Hadërgjonaj.
 Qëndrimi i gjatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe provat intensive në kërcim nuk janë pa ndonjë arsye.

Prive.al ka arritur të mësojë se sipas të gjitha gjasave, Anxhelina do jetë një prej kërcimtareve në klipin e ri të Kanye West dhe madje shumë afër tij. E lexuat mirë, po, Kanye West!

Ura lidhëse e depërtimit deri tek klipi i Kanye West nga burime të afërta, mësohet të jetë një mik i afërt amerikan që pos me Anxhelinën është parë edhe me anëtarët e tjerë të familjeve Hadërgjonaj e Ramosaj.

Mbetet të shihet rrjedha e ngjarjeve teksa Anxhelina, me këtë zhvillim hyn në listën e gjatë të emrave shqiptarë të cilët po arrijnë suksese në sfera të ndryshme përtej oqeanit.