Tom Cruise heq totalisht dorë nga prindërimi

Impenjimet si aktor duket se ka qënë justifikimi i Tom Cruise për të mos parë të bijën, ndërsa për një kohë të gjatë ata kanë humbur çdo lloj kontakti.

Aktori 53-vjeçar ka hequr dorë tërësisht nga prindërimi, sipas një artikulli në “In Touch Weekly”. Burimet e revistës kanë treguar se Tom prej 1.000 ditësh as nuk e ka parë dhe as nuk ka folur me të bijën, e cila tashmë është 10 vjeç.

Thuhet se dedikimi i aktorit ndaj kishës “Scientology”, ka qenë arsyeja e largimit nga fëmija i tij i vetëm biologjik.