20 vjet pa Lady Dianën, fotot simbol

Natën mes 30 dhe 31 gushtit të vitin 1997, Lady Diana gjeti vdekjen në Paris, në një aksident të rëndë automobilistik të ndodhur në tunelin e Place de l’Alma, ku krahas princeshës gjeti vdekjen edhe shoku i saj Dodi Al-Fayed, truproja i biznesmenit egjiptian Trevor Rees-Jones dhe shoferi Henri Paul.Një tragjedi ende e gjallë për opinionin publik, ku lidhur me të gjatë viteve janë hedhur hipoteza, teori dhe spekulime të ndryshme.Princesha e trishtë mbetet edhe në ditët e sotme një prej figurave më të dashura të familjes mbretërore angleze, por edhe një prej më të komentuarave.Në 29 korrik të vitit 1981, ajo u martua me princin Charles dhe jeta e Diana Spencer ndryshoi, duke u bërë princesha e Wellsit.Pikërisht lindja e princit William në 21 qershor 1982 u shoqërua me komentet e para, pasi Diana e solli në jetë princin në St Mary’s Hospital, një spital publik në Londër dhe jo në pallatin mbretëror, siç e donte tradita shekullore, shkruan noa.al.Po për William, nëntë muaj më pas u ngjallën komente, pasi ajo vendosi që ta marrë të birin me vete gjatë një vizite zyrtare në Australi dhe në Zelandën e Re.Në 15 shtator të vitit 1984 erdhi në jetë princi Harry dhe Diana, iu dedikua edukimit të fëmijëve, duke zgjedhur personalisht shkollat e tyre dhe dadot.Shkelja e rregullave stritke të pallatit mbretëror nga ana e Dianës, u pasua me kritika dhe u hodhën zërat e parë për lidhje jashtëmartesore.Më e bujshmja e tyre ishte ajo e Charles me të dashurën e vjetër Camilla Parker-Bowles, me të cilën u martua në vitin 2005.Në vitin 1992 publikimi i librit, “Diana- Historia e saj e vërtetë” e Andrew Morton, shkaktoi një tërmet të vërtetë në pallatin mbretëror.

Mbretëresha Elisabetta arriti deri aty sa i kërkoi Charles që të divorcohej, gjë që ndodhi zyrtarisht në vitin 1996.Që nga ajo kohë Diana shtoi aktivitetet e saj sociale në të gjithë botën, duke nisur të frekuentohej me kardiokirurgun pakistanez Hasnat Khan. Më pas u zbulua lidhja me Dodin dhe udhëtimi i fundit në Paris.Aksidenti tragjik la shenjë të madhe te familja mbretërore, gjë që reflektohet edhe sot, duke u kujtuar çdo vit me ceremoni përkatëse.