Vesa Luma zgjedh 1-Qershorin për të na prezantuar të birin

Ditën e festës së fëmijëve këngëtarja Vesa Luma ka publikuar foton e saj nët parë me vogëlushin Lian.

Nënë e bir shfaqen së bashku në këtë foto kur Vesa gjendej ende në spital. Ja si shprehet ajo për statusin e ri dhe ndjesitë e reja si nënë.

“Ju falenderojmë nga zemra për urimet tuaja!Nuk mund ta pershkruaj me fjalë gëzimin e emocionin më të mirë në botë që po me jep kjo ndjesi e të qenit NËNË!

Falemderit dr. Merita Alushani për kujdesin dhe profesionalizmin e madh dhe gezuar 1 qershorin gjithë fëmijëve të botës dhe uroj që çdo femër ta përjetoj këtë ndjesi të papërshkrueshme! Me dashuri Vesa,ë Geri dhe Lian,”-shkruan Luma në Instagram.

Vetëm pak ditë më parë Vesa dhe reperi Big Basta u bekuan me ardhjen në jetë të Lianit të vogël.