Ledina Çelo prezanton këngën e re në finalen e…

Sic e dimë, këngëtarja  shqiptare Ledina Çelo  tashmë ndodhet në Tiranë. Ajo do të jetë pjesë e jurisë që do të zgjedhë vajzën fituese në finalen e “Miss Universe Albania”. Përveç pjesëmarrjes së saj në jurinë e këtij konkursi bukurie, Ledina ka rezervuar edhe një surprizë për fansat e saj. Ajo do të prezantojë këngën më të re.

Pritet që ylli i skenës shqiptare të shfaqet më elegante së kurrë, e veshur nga “Atlar”, showroom-i që është në pronësi të stilistit Valdrin Sahiti dhe artistes Elvana Gjata.