Valbona Mema mesazh emocionues për bashkëshortin e ndjerë

Këngëtarja e mirënjohur Valbona Mema nuk ka harruar ta kujtojë edhe këtë ditëlindje të bashkëshortit të saj të ndjerë Sokol. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 14 vite nga humbja e bashkëshortit të saj, për këngëtaren e dashur për publikun shqiptar, ai do të mbetet gjithnjë dashuria e saj. “Sa të rroj do të kujtoj. Je në zemrën time dhe do mbetesh dashuria e jetës time. 18 Maj.. ditëlindja jote … Sokol”, shkruan këngëtarja në një postim në rrjetin e saj social Facebook duke e shoqëruar edhe me një foto të Sokolit. Që pas ikjes së të shoqit, Valbona të gjithë vëmendjen ia ka dhënë dy fëmijëve, vajzës dhe djalit, për të cilët thotë se i ka si dritën e syve.