Shpat Kasapi, një urim të ndjerë për ditëlindjen e nënës

Sot është një ditë e veçantë për të, dhe ai si një djalë i denjë zgjedh fjalë nga më të bukurat për ta uruar të ëmën për ditëlindje. :

Postimi i plotë i Shpatit :

“Për ty e Dashur…. Në fakt mora guximin të shkruaj për ty por realisht nuk e di se nga t’ia filloj? Nga periudha kur unë isha fëmijë i vogël mjaft i llastuar dhe të sillja probleme si çdo adoleshent, ti prapë më qëndrove pranë duke më thënë ‘pa merak se Mami është këtu’. Apo të filloj nga periudha kur unë u futa në muzike dhe ti ishe ai uragani i fuqishëm që ndalove çdo pengesë që na dilte para. Doje ti ndiqja hapat e Babait? Epo atë bëra, uroj që nga lartë të jetë krenarë për mua, ose të paktën të mos jetë i zhgënjyer. Më mësove se si ta jetojmë të ashtuquajturën jetë. Më mësove si të falë dashuri për njerëz të mirë, si të sillem, më mesove, më mësove, më mësove… Ah mirë por çka nuk mësova nga ti…? Të gjithaaa biles akoma sot më mëson, më këshillon shpeshherë dhe më qorton. E di, e bën ngase don ta shofësh Shpatin që ëndërroje nga vegjëlia. Çka të flas për ty? Se di! E di pse? S’mundem atë sakrificën tënde që bëre për ne përkatësisht ndaj Albinit, Jehonës dhe ndaj sugarit tënd (Shpatit) ta përmbledhë, me këto shkronja e fjali. Për mua je shok i jetës, je nënë e fuqishme e pa ndalur nga sfidat e jetës. Kur them e fuqishme disa do pyesin por si? Pooo, po miq e fuqishme madje shumë më shumë nga sa e mendoni..? E vetme rriti tre fëmijë pa të shtrenjtin Baba ngase njerëzit e mirë Zoti i merr pranë. Jeta kështu e ka… Sot u bëra burrë dhe ndërtova një karrierë mjaft të fuqishme ngase jam pothuajse prej 20 vitesh në skenën shqiptare dhe kjo ndodhi falë prindërve të mi, dhe fale teje Mami. Sot dhe pse jam i rritur, u bëra burrë, shqetësimi yt ndaj meje s’ka të ndalur, deri në orët e vona më pret, më thërret për ta pyetur sugarin tënd se ku ndodhet…? Ti për mua nuk je një nënë e zakonshme, por je një nënë që shpirti im s’do të ndalet asnjëherë së dashuruari ty mbretëresha ime. Sot feston ditëlindjen, nuk jam me ty afër ngase angazhimet e mia më përplasin kudo nëpër Europë. Por…jam me ty me zemër e me tërë qenien time. Urimeee dashuria ime, u bëfsh 100. Të duaa pa fund. Atë çka ta mëson nëna, s’ta mëson dot libri”.