Njihuni me shqiptaren që mori pjesë në klipin e Beyonces

Ina Veli, violinistja shqiptare nga Fieri është shqiptarja e cila po merr gjithmonë e më tepër sukses në botën e muzikës botërore.

Ina ka  ka fituar shumë konkurse muzikore në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara. Prej vitesh jeton në qytetin e industrisë së filmit dhe muzikës, Los Angeles dhe ka interpretuar në disa nga orkestrat kryesore simfonike atje.

Në botën e muzikës Veli ka punuar me producentë të njohur, si David Foster, apo Dangermouse, si dhe në interpretime live me Barbara Streisand. Violonistja shqiptare është bërë pjesë e projektit të shumëpërfolur të Beyonce, në këngën e parë “Pray you catch me” të albumit “Lemonade”, ku e ka shoqëruar yllin e muzikës në violinë. Madje për këtë fakt, ka shkruar edhe revista e njohur në botë “Billboard”.
Në vitin 1999, ajo u zhvendos në SHBA pasi fitoi një bursë studimi në Universitetin e Oklahomas. Në industrinë e filmit Ina Veli ka bashkëpunuar për kolonën zanore të filmave “Moneyball”, “Real Steel”, “Dear John” dhe “We Bought a Zoo”.download

https://www.youtube.com/watch?v=ehMSGBecEhM