Zbulohen tradhëti të tjera bashkëshortore të Lady Dianës

Bashkëshorti i këngëtares Llepa Brena, njëashtu edhe ish teniseri serb, Slobodan Zivojinovic, pretendon që ka pasur lidhje dashurie së bashku me Princesh Diana në kohën kur ajo ishte ende e martuar me Princ Charles.

Sipas tij, ai dhe Diana kishin filluar lidhjen në fund të viteve 1980, kur ajo ishte për ta shikuar një ndeshje të tij në Wimblendon dhe pas kësaj të dy u “afruan shumë me njëri – tjetrin”.

Zivojinovic u shpreh se Diana e ka shikuar ndeshjen e tij nga ulset në kënd dhe nuk ishte e ulur në ulset VIP, e këtë gjë e bëri në mënyrë që të jetë më afër me të.

Duke folur për një gazetë serbe, Kurir, Zivojinovic, tha se ishte takuar me Princeshën në vtin 1987 pak para ndeshjes së tij në Wimblendon.

“Në bisedën tonë të parë ajo më pyeti nëse isha unë lojtari i tenisit më i shpejti, dhe unë i thash po”.

“Më pas më pyeti nëse e luaja këtë lojë ende mirë. Pas kësaj ne kemi filluar të shihemi”.

Ai u shpreh se lidhja e tyre kishte filluar në kohën kur ajo ishte e martuar me Princ Charles e vet ai ishte i fejuar.

Ish lojtari i tenisit pretendon se ndonëse ajo kishte lejen që të ulej në ulëset VIP, ajo preferonte që të ulej më poshtë më mënyrë që të ishte më afër tij.

“Ajo ishte një gruaja e mrekullueshme. Me të mund të flisje për çdo gjë e madje edhe gjërat e vogla i bënte të dukeshin të mrekullueshme. Nuk dua të flas për të me detaje meqënse më ajo nuk jeton”.

“Çfarë mund të them është se është një ndenjë e mrekullueshme kur dikush si ajo ta shikon ndeshjen. Kjo gjë nuk më ka ndodhur ndonjëherë mua, pra që dikush nga familja mbretërore të më mbështeste”.