15-vjeçari i qëlluar nga babai i tij rrezikon jetën

Gjendja shëndetësore e 15-vjeçarit të plagosur nga babai i tij në ngjarjen e ndodhur në fshatin Pojan të Korçës, mbrëmjen e djeshme , është përkeqësuar.I riu P.Nako ka lënë spitalin e Korçës dhe është nisur drejt Tiranës për të marrë një mjekim më të specializuar.Adoleshenti u qëllua me armë zjarri nga babai i tij, Romeo Nako. Ky i fundit ka shkrepur armën në gjendje të dehur duke e goditur djalin e tij në këmbë.Vonesa në dhënien e ndihmës së shpejtë kanë bërë që gjendja e 15-vjeçarit të përkeqësohet nga gjakrrjedhja.